“Më kërkoi ta dërgojë në Beograd…” – Flet avokati i Palevskit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni
"Më kërkoi ta dërgojë në Beograd..." - Flet avokati i Palevskit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni

Vasko Stojkov avokati i Ljupço Palevski, i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, ka folur sot në lidhje me atë se pse ka qenë me të dyshuarin në maiknë dhe kanë shkuar së bashku në Beograd.
Ai është distancuar nga ngjarja, derisa ka thënë se Palevski, i ka kërkuar atij ta shoqërojë në Beograd për një vizitë mjekësore.
“Më kërkoi ta dërgoj në Beograd pasi nuk ka veturë dhe nuk ka mundur të gjejë noter për t’i përkthyer dokumentat e nje veture tjetër që të udhëtojë jashtë shtetit. Unë nuk kam lidhje me këtë. Unë vetëm e di se më kërkoi të shkoj në Beograd, për disa kontrolla të caktuara me termin. I thash se do ta dërgoj atje, pasi nuk kam ditur asgjë në lidhje me vrasjet” ka thënë Stojkov.
“Ai mbeti në Beograd pasi më tha se ditën e nesërme ka vizitë tek mjeku. Nëse është gjithçka në rregull, do të kthehet në Maqedoni, nëse ka komplikime do të shkojë në Turqi. Kur erdha në Maqedoni, në kufi policia më kontrolloi të tërin dhe ju tregova gjithçka që dija, pasi unë nuk kam asgjë për të fshehur”, tha Stojkov për TVTelma, duke shtuar se tashmë është në Maqedoni.
“Unë jam avokat dhe të gjithë kemi përgjegjësi para shoqërisë dhe normalisht se do të informoja organet, nëse do dija diçka”.