Klop: Mund të bëjmë gjëra të bukura këtë sezon

Skuadra e Liverpullit është rikthyer në nivelet e dikurshme dhe këtë sezon është pretendente për titullin në Premier Ligë, ku aktualisht mban vendin e dytë. Fitorja 2-0 jashtë fushe, ndaj Shefield Junajtedit, i ka dhënë më shumë frymëmarrje skuadrës së trajnerit Jurgen Klopit, që është ndjekësja e parë e Arsenalit.

“Jam shumë i lumtur për skuadrën, për fitoren, për vendin e dytë. Ishte një ndeshje ku luajtëm me qetësi dhe ishim të durueshëm. Pati një moment kur vendasit mund të shënonin, por kjo ndodhi për fajin tonë. Gjithsesi, luajtëm të përqendruar dhe në fund morëm atë që dëshironim”, tha Klopp.

 

“Nuk lejuam që atmosfera e stadiumit të na bëjë presion dhe të na krijonte vështirësi. Mendoj se të gjithë ishim të gatshëm për të sakrifikuar dhe fituam me meritë. Goli i parë ishte i jashtëzakonshëm, por do të më pëlqente ta kishim mbyllur më herët ndeshjen”, u shpreh trajneri gjerman.

 

“Ndaj Shefild Junajted ishte e vështirë të mbronin, pasi edhe çdo rivënie anësore ishte një kërcënim për ne, por ia dolëm mbanë. Marrim këto tri pikë dhe shohim përpara me optimizëm, pasi e dimë që mund të bëjmë gjëra të bukura këtë sezon me këtë skuadër”, tha Klop.

LEXO EDHE:

Back to top button