Pse Estonia është e para në Evropë sipas PISA-s?

Pse Estonia është e para në Evropë sipas PISA-s?

Estonia, në raportin PISA, Programi për vlerësimin ndërkombëtar të studentëve, ka dalë e katërta në botë dhe e para në Evropë. Është prapa vetëm Singaporit, Japonisë dhe Koresë. Një nga arsyet për këtë rezultat është se në sistemin arsimor është përfshirë teknologjia, inovacioni por edhe qasja e re e mënyrës se si mbahet mësimi, këtë e tha Carmen Raal, Këshilltare për transformimin digjital, pranë Qendrës E-Estonia.

Këto rezultate vinë edhe për shkak të dëshirës të madhe që populli i vogël estonez dëshiron tu bashkohet shteteve të zhvilluara.

Vëzhgues estonez thonë se Estonia, të qenit nën Bashkimin Sovjetik, e ka konsiderua si një pushtim dhe që nga pavarësia, në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar, kanë dashur që të shkëputen sa më parë nga mendësia sovjetike.

Znj. Raal, thotë se ka qenë edhe një mendësi e klasës politikë të kohës që, si shtet i vogël, të mund të ndërmarrin hapa inventiv, për ta çuar vendin dhe njerëzit përpara. Si rrjedhoje që në fillim të viteve ’90 u ndërmorën bazat ligjore dhe u realizuan trajnime masive për edukim digjital, diçka që nuk e ka bërë asnjë shtet.

Si rrjedhojë, që në vitet 2000 u arritën gjëra ose dukeshin të pa imagjinueshme ose të cilat tashmë duan ti kopjojnë edhe vendet të tjera.

99% e shërbimeve në Estoni janë online

Për shembull, 99% e shërbimeve në Estoni janë “on line”, madje edhe martesa, prej vitit tjetër edhe divorci. Një qytetar nuk ka nevojë të shkojë në asnjë zyrë, sepse gjithçka merret dhe kryhet online.

Nënshkrimet në dokumente në letër thuajsje nuk ekzistojnë, çdo qytetar ka nënshkrimin digjital, ose dhe dy mënra të tjera identifikimi online. Estonezët kan llogaritur se nënshkrimi I dokumentave fizikisht, pra në letër, merr mesatarisht 5 ditë të një njeriu.

Pas digjitalizimit të plotë, Estonia nga një vend tejet korruptiv, është sot një nga vendet më transparente. Çdo veprim online lë gjurmë, dhe kjo vëhtirëson manipulimet.

Ajo që duket e paimagjinueshme dhe gati e dyshimtë, votimi në zgjedhje bëhet online, por vetëm nëse do. Ky votim fillon 5 ditë përpara ditës së votimit dhe mund të ndërrosh votën disa here. Në fund nëse do, mund të shkosh të votosh fizikisht dhe vota digjitale anullohet. Ka sistem të plotë, vendor dhe ndërkombëtar që kontrollon procesin e votimit. I vetmi shqetësim për këtë votim, është nëse njerëzit prapa kompjuterit shprehin vullnetin pa presion. Por nuk ka shqetësime për keqpërdorime votash.

Estonia ka 1.3 milion banorë, por fokusi tek inovacioni dhe arsimimi modern ka bërë që ky popukll i vogël të ketë 10 kompani, sturt up-e që quhen “njëbrirëshe”, sepse janë të rrala e vlerësohen me vlerë prej mbi 1 miliard dollarë. Pëe shembull Skype është njëra këtyre “njëbrirëshme” e shpikur në Estoni.

Gjithçka veç jo me Rusinë

Gjithë këtë transformim nga një vend ish komunist Sovjetik deri tek një vend i digjitalizuar, i pari në botë, është arrirë në 30 vitet e fundit. Shtysa kryesore është pikërisht shkëputja nga sistemi dhe mendësia sovjetike dhe ruse. Si dhe dëshira e madhe ti përkasin Evropës, me vlera, për të cilat ata thonë se janë evropianë por edhe në BE dhe NATO. Si popull i vogël kjo mund të bëhej vetëm me inovacion dhe prandaj digjitalizimi u përqafua gati si një strategji kombëtare.

Por pavarësisht kësaj, që lidhet shumë pikërisht me vlerat evropiane është, siç tha Carmen Raal, Këshilltare për transformimin digjital, pranë Qendrës E-Estonia, e në fund nuk është vetëm teknologjia,inovacioni dhe digjitalizimi që largojnë gjithë rreziqet. “Baza megjithatë është sundimi i ligjit”, që është esenca e demokracisë dhe vlerave perëndimore dhe evropiane. Dhe sigurisht këto vlera u mësohen edhe fëmijëve në shkiolla. Fëmijët në shkolla mësojnë “coding” që në çerdhe duke u përgaditur për të ardhmen dhe jo rastësisht sipas PISA Estonia është e para në Evropë dhe e katërta në botë, për çka estonëzët këto ditë janë shumë krenarë. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) me seli në Paris publikon raportin PISA, Programi për vlerësimin ndërkombëtar të studentëve, për vitin 2022, i cili bazohet në performancën e studentëve në testet e standardizuara në matematikë, lexim dhe shkencë. Testet kryhen çdo tre vjet me grupe prej pesëmbëdhjetë vjeçarësh në vende të botës.

Maqedonia e Veriut dhe shtete e rajonit ishin në fund të listës të raportit të PISA-s.

Shkruan Nazim Rashidi

LEXO EDHE:

Back to top button