Antonio Ilievski largohet nga Flamurtari, me marrëveshje të dyanshme

Gjatë një interviste për “Panorama Sport”, 27- vjeçari Antonio Ilievski, konfirmoi mbylljen e marrëveshjes me Flamurtrain.
“Po, është e vërtetë që jam larguar nga Flamurtari. Në fakt jam larguar dhe nuk do të rikthehem më. E kam mbyllur aventurën në Vlorë. Më duhej që të vija në Maqedoninë e Veriut për shkak se kam pasur një dëmtim. Duhet të bëja një operacion. Në fakt nuk ka asgjë serioze dhe për t’u shqetësuar. Më duhen 4 javë dhe do të jem gati. Më vjen keq se trajneri më nxori jashtë planeve, në kohën time më të vështirë. Pikërisht kur duhet të bëja operacionin. Ai donte dikë që është gati 100% (qesh)…”
– Ju po thoni se në vendin tuaj trajneri Çela do të aktivizonte një lojtar tjetër?
Nuk e di cilin lojtar. Thjesht më thanë që duan një lojtar që është 100% gati. Sipas tyre, unë nuk isha gati nga dëmtimi dhe me sa duket trajneri nuk priste dot. Edhe pse unë do të jem gati në janar.
– Me klubin, kontratën e zgjidhët me mirëkuptim?
Po, patjetër që u ndamë me mirëkuptim. Ne ramë dakord me klubin që është më mirë për mua të largohem nga Flamurtari. Gjithashtu patëm dakordësi edhe për të gjitha gjërat e tjera. Ramë dakord për financat dhe ndërprerjen e kontratës. Unë në fakt doja që të qëndroja te Flamurtari sa më gjatë sipas kontratës, por nuk ishte e shkruar.
– Ku do të vijojë karriera e Ilieskit?
Nuk e di ende. Para 2 javësh kam bërë operacionin dhe gjithçka shkoi mirë. Dje (pardje) fillova stërvitjen. Kam besim se do të jem gati në janar 100% dhe shpresoj që të kem ndonjë ofertë