Rinia e LD-së: MASH po vazhdon nënçmimin e studentëve

Rinia e LD-së: MASH po vazhdon nënçmimin e studentëve

Pas reagimeve të shumta në opinion, sidomos të studentëve dhe opozitës Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka rishikuar Ligjin për subvencionimin e racionit studentor. Rinia e Lëvizjes Demokratike vlerëson se MASH po vazhdon nënçmimin e studentëve.

Ata ndryshimin e shohin vetëm si veprim nën presion të opinionit dhe shtojnë se kësaj keqqeverisje po i vjen fundi ndërsa goditjen më të fuqishme në zgjedhjet e Majit do e marrin pikërisht nga rinia.

“Këtë ndryshim e shohim vetëm si veprim nën presion të opinionit, do të thotë veprim vetëm për sy e faqe, ndërsa në realitet vazhdohet strategjia e shpërfilljes totale të kategorive më të prekura nga ana e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në këtë rast, por edhe e qeverisë në përgjithësi. Studentët janë kategoria më e rëndësishme e një shoqërie, nga e cila varet ardhmëria e kombit. E ju pushtetarë të korruptuar, të njëjtët i trajtoni me përçmim, duke mos iu siguruar as libra, e leje më vende pune e standard jetësor. Ne rinia e Lëvizjes Demokratike nuk do të heshtim dhe ritheksojmë se kërkesa e jonë është 300 denarë racion ushqimor në ditë, apo 6000 denarë në muaj dhe investime më të mëdha në arsim, me qëllim të krijimit të kushteve korrekte për të gjithë, e jo ministrat të kenë 3000 euro paga mujore, me rritje prej 78 për qind, e për studentët dhe nxënësit vetëm lëmoshë!”, tha ARBNOR MALIQI – NGA RINIA E LËVIZJES DEMOKRATIKE.

LEXO EDHE:

Back to top button