Çavi e De Jong: Nuk kemi qenë mirë me topin, duhet përmirësime

Çavi Hernandez, trajneri i Barcelona-s, foli për “DAZN” pas ndeshjes se humbur thelle 2-4 ndaj Xhirona-s që kryeson renditjen dhe blaugranat tani janë në vend të katert në La Liga dhe shohin kreun edhe më larg.

“Po luanim mirë dhe ishte një ndeshje e barabartë. Ndeshja u vendos nga detajet, na mungonte efektiviteti. Ne jemi një ekip në ndërtim, dhe kjo do të thotë se ne mund të bëjmë hapa përpara dhe prapa. Ne duhet të vazhdojmë dhe të mos hezitojmë apo të dridhemi. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë. Një goditje e rëndë na vendos 7 pikë prapa Xhironas dhe 5 pas Real Madridit. Ky është realiteti ynë.

 

Ndeshja ishte e barabartë. Nëse Barcelona fitonte, do të thoshim se ishte e drejtë. Ne kishim pak efektivitet dhe gabimet në mbrojtje na ndikuan. Xhirona ka shumë avantazhe, ata janë 7 pikë përpara nesh, dhe puna e Miçel dhe lojtarëve të tij është e mahnitshme,” tha mes tjerash Çavi.

 

Barcelona’s team players react after the Spanish La Liga soccer match between Barcelona and Girona at the Olimpic Lluis Companys stadium in Barcelona, Spain, Sunday, Dec. 10, 2023. (AP Photo/Joan Monfort)

 

Edhe Frenkie de Jong foli për DAZN pas ndeshjes.

“Është faji ynë. Nuk kemi qenë në nivelin që duhet të ishim. Nuk kemi qenë mirë me topin. Unë veçanërisht. Nuk ka krizë, jemi 7 pikë larg tani, që është shumë, por ka mbetur shumë, jemi në gjysmë të rrugës. Duhet të përmirësohemi shumë. Jemi shumë të zhgënjyer. Duhet të përmirësohemi dhe të shohim nëse mund të kthehemi në fund në garë,” tha De Jong.

LEXO EDHE:

Back to top button