Skuadra e vetme në Holandë, me pikë të plota në kampionat

Skuadra holandeze e PSV Aindhovenit është e vetmja në kampionatet kryesore në Europë që deri më tani i ka fituar të gjitha ndeshjet e kampionatit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Peter Bosh deri më tani nuk njeh fjalën humbje në Eredivise, duke i fituar të 15 ndeshjet e luajtura.

Pra, skuadra e PSV udhëheq kampionatin me 45 pikë të plota, shkëputur 10 pikë nga ndjekësja më e afërt (Feyenoord, 35 pikë). Gjithsesi, ky nuk është një rekord në Europë. Rekordin e mban po skuadra e PSV Eindhoven, që në sezonin 1987-1988, arriti 17 fitore radhazi në kampionat.

Asokohe, ekipi që drejtohej nga Gus Hiddink, fitoi si kampionatin ashtu dhe Kupën e Kampioneve. Për të barazuar atë rekord, PSV i duhen edhe dy ndeshje, ku do të luajë ndaj AZ Alkmaar në transfertë dhe me Tëente në fushën e saj. Dhe asgjë nuk duket e pamundur për të arritur atë rekord apo thyer atë.

LEXO EDHE:

Back to top button