Pas humbjes, Beshiktashi përjashton pesë futbollist

Beshiktashi ka vendosur që të përjashtojë pesë lojtarë nga ekipi i parë pas humbjes nga Fenerbahçes në kuadër të Superligës së Turqisë.
Eric Bailli, Vincent Aboubakar, Jean Onana, Valentin Rosier dhe Rashid Ghezzal janë lojtarët që janë përjashtuar nga gjiganti turk. Përndryshe, Beshiktashi pësoi humbje me rezultat 1-3 nga Fenerbahçe dhe kjo e fundit renditet në vendin e parë në Superligën e Turqisë, me 40 pikë të grumbulluara, me pikë të barabarta me Gallatasarain që është në pozitën e dytë.
Beshiktashi pas humbjes, pozicionohet në vendin e pestë me 26 pikë. /Indeksonline/