Sipas Eurostat, Austria është vendi më i lumtur në BE
Sipas Eurostat, Austria është vendi më i lumtur në BE

Agjencia Evropiane e Statistikave (Eurostat) publikoi të dhënat nga sondazhi vjetor “tregues të cilësisë së jetës”, sipas të cilit Austria zuri vendin e parë, ndërsa Gjermania dhe Bullgaria janë vendet më pak të lumtura në BE.
Austria ka arritur rezultatin total prej 7.9, ndërsa Gjermania ka shënuar 6.5, krahasuar me 7.1 të vitit të kaluar.
Polonia, Finlanda dhe Rumania zuri vendin e dytë me 7.7. Bullgaria është i vetmi vend që ka një indeks nën 6.
Sipas Eurostat-it, është interesante të shihet se disa vende që ishin të lidhura me të ardhura të ulëta në të kaluarën e afërt, si Rumania dhe Polonia, tani janë ndër vendet ku cilësia e jetës është e mirë.