A është vërtet çokollata e zezë më e shëndetshme se çokollata me qumësht!?
A është vërtet çokollata e zezë më e shëndetshme se çokollata me qumësht!?

Adhuruesit e ëmbëlsirave duhet ta kenë këtë dyshim kur gjenden para raftit me çokollata – të zeza apo qumështore?
Përgjigja konfirmohet dhe ekspertët shprehen se pse çokollata me qumësht duhet zëvendësuar me një përqindje më të lartë të kakaos.
Pak njerëz mund t’i rezistojnë shijes së çokollatës, por nëse kujdeseni për peshën dhe shëndetin, çokollata e zezë është një zgjedhje më e mirë në këtë rast.
Sa më e hidhur, aq më e dobishme është çokollata. Ka shumë më shumë kakao në çokollatën e zezë sesa në çokollatën me qumësht. Përqindja e kakaos mund të variojë nga 70 në 90 për qind. Me këtë, përqindja e sheqerit është më e ulët, gjë që është e mrekullueshme për trupin.
Konsumimi i çokollatës së zezë ul presionin e gjakut dhe gjithashtu zvogëlon rrezikun për të pasur një goditje në tru ose sulm në zemër. Njerëzit që konsumojnë shpesh çokollatë të zezë kanë më pak gjasa të vuajnë nga probleme kardiovaskulare.
Disa substanca në çokollatën e zezë stimulojnë sekretimin e serotoninës, e cila njihet si një antidepresant natyral. Çokollata e zezë është shumë e dobishme në gjendjet depresive dhe gjithashtu zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.
Çokollata e zezë është një burim i shkëlqyer i antioksidantëve natyralë. Shkencëtarët madje kanë zbuluar se përmban shumë më tepër antioksidantë sesa mollët, rrushin dhe kumbullat. Ai përmban një sasi të madhe kafeine, e cila ndihmon në aktivitetin e trurit.