Mësohen ekipet e kualifikuara në fazën e nokautit në Ligën e Evropës

Ka përfunduar faza e grupeve në Ligën e Evropës dhe tetë ekipe e kanë siguruar kualifikimin në 1/8 e finales prej vendit të parë në fazën e grupeve.
Uest Hemi, Brajtoni, Renxhersi, Atalanta, Liverpulli, Viljareali, Slavia Praga dhe Bajer Leverkuzeni, janë kualifikuar direkt në 1/8 e finales.
Kurse, në 1/16 e finales janë kualifikuar këto ekipe: Frajburgu, Marseja, Sparta Praga, Sportingu, Tulluzi, Reni, AS Roma, Karabagu, Gallatasarai, Lensi, Braga, Benfika, Fejnordi, AC Milan, Jang Bojs dhe Shakhtar Donjetsk.