Mesfushori i Shqipërisë në formacionin e parë të Ligës Evropa

Qazim Laçi shkëlqeu në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës Europa mes Sparta Pragës dhe Aris Limasol, që u fitua 1-3 nga ekipi i tij. Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë dha një asist gjatë sfidës, ndërkohë që u shpall dhe lojtari më i mirë i ndeshjes.

Megjithatë, performanca shumë e mirë e mesfushorit të Shqipërisë ka bërë që ai të përfshihet në formacionin më të mirë të raundit të gjashtë të grupeve në Ligën Europa.

Laçi është vlerësuar me notën 9.09, duke qenë i pesti lojtar me notën më të lartë nga formacioni i më të mirëve. Një vlerësim i jashtëzakonshëm ky për “luftëtarin” dibran, i cili po shkëlqen gjithnjë e më shumë te kampionët në fuqi të Çekisë. Sparta u rendit e dyta në grupin C, me 10 pikë, një më pak se Renxhersi i vendit të parë. Laçi, këtë edicion numëron 29 ndeshje në të gjitha kompeticionet, 10 në arenën ndërkombëtare, 16 në kampionat dhe 3 në Kupën e Çekisë.

LEXO EDHE:

Back to top button