Brajtoni rinovon me “gjigantin” holandez para sfidës me Arsenalin

Rinovim te Brajtoni pas fitores ndaj Marsejës dhe kualifikimit në raundin e 1/8-ve në Ligën Europa si vend i parë. Klubi i Premier Ligës ka zgjatur bashkëpunimin me Jan Paul van Hecke.

Kontrata e re do e mbajë qendërmbrojtësin holandez në “Amex Stadium” deri në verën e vitit 2027. Gjatë këtij sezoni, 23-vjeçari numëron 17 ndeshje të zhvilluara me skuadrën e Roberto De Zerbit. Trajneri italian nuk e fshehu gëzimin e tij në lidhje me këtë marrëveshje të re.

“Jam me të vërtetë i lumtur në lidhje me këtë rinovim. Jan Paul e meriton. Ai po shndërrohet në një futbollist të madh, shumë të madh”, u shpreh De Zerbi, me Brightonin që pas suksesit europian ka nisur përgatitjet për duelin me Arsenalin.

“Pulëbardhat” i pret të dielën një transfertë shumë e vështirë kundër nënkampionëve të Anglisë.

LEXO EDHE:

Back to top button