Hasani: Mezi pres të vij në Bukuresht, të luaj para tifozëve e të realizojmë objektivat

Florent Hasani, golashënuesi më i mirë i Superiorës në Shqipëri, me 10 gola në këtë sezon, Florent Hasani u transferua nga Tirana te Rapidi i Bukureshtit. Sulmuesi nga Vushtrria, i cili aventurën me rekordmenët e futbollit shqiptar e mbylli me 29 gola të realizuar, ka folur për sajtin e klubit rumun.

“Përshëndetje për të gjithë tifozët e Rapidit, faleminderit për mikpritjen. Që kur nisa bisedimet me këtë klub, unë doja ta mbyllja sa më mirë në Shqipëri dhe të bëhesha futbollist i Rapidit. Mezi po pres të vij në Bukuresht, të luaj përpara tifozëve të rinj dhe të realizojmë objektivat e klubit. Di diçka për kampionatin rumun dhe Rapidin. Disa miq më kanë folur gjëra të mira për Rapidin. Gjithashtu kam biseduar me Albionin (Rrahmani), i cili më foli për klubin, njerëzit këtu dhe tifozët e mrekullueshëm.

 

Objektivat e mi? Kur je futbollist profesionist, duhet të fokusohesh fillimisht te objektivat e ekipit, të luftosh për to, të japësh gjithçka dhe më pas të mendosh për qëllimet e tua personale. Mendoj se gjëja më e rëndësishme për ne është të jemi në krye të tabelës. Tifozët të vazhdojnë kështu, së bashku të bëjmë një punë të shkëlqyer. Respekt dhe dashuri për tifozët”, përfundoi Hasani.

Sulmuesi shqiptarë do të ketë shok skuadre Albion Rrahmanin, pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Rapidi renditet në vendin e katërt pas javës së 20-të me 32 pikë ose 9 më pak se FCSB e vendit të parë.

LEXO EDHE:

Back to top button