Barcelona ndalon Bajernin, Arauho është i paprekshëm

Stuhia vazhdon të qëndrojë në Barcelonë, duke i shkaktuar disfata si ajo me Xhironën dhe Antverpin. Megjithatë, një vëmendje të madhe klubi katalanas e ka te kapiteni i tyre, Ronald Arauho, i cili padyshim është një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë. Barça duhet të ketë kujdes, pasi Bajern Munihu ka shfaqur një interes të lartë për 24 vjeçari uruguaian.

Siç raporton gazetari Florian Plettenberg, Bajerni do të tentojë për Arauho gjatë merkatos së janarit. Barça nga ana tjetër nuk ka ndërmend të heqë dorë nga titani i tyre. Nga Gjermania thuhet se Bajern Munihu është tepër i interesuar për Arauhon, madje aq sa nëse nuk ia dalin ta transferojnë në janar, do të përpiqen përsëri gjatë mekratos së verës, në fund të sezonit.

Gjithsesi, mbrojtësi 24 vjeçar ka shprehur qartë që sytë i ka vetëm për skuadrën katalanase.

LEXO EDHE:

Back to top button