Mungon Xhejms, Lejkers regjistron humbjen e katërt radhazi

Pa LeBron Xhejmsin, Los Anxheles Lejkers kthehen në një skuadër të zakonshme. Kaliforninët jetuan humbjen e katërt radhazi, pasi u dorëzuan edhe përballë Minesotwn, me shtatë pikë diferencë në shifrat e përgjithshme 118-111.  Vendasit morën kryesimin e sfidës që në periodën e parë, falë paraqitjes së shkëlqyer në Eduards.

Nga ana tjetër, pa LeBronin, ishte Entoni Dejvis që bëri gjithçka për të evituar humbjen e Lejkersit, por pa rezultat. Në fund festa ishte për Minnesota, që vijon serinë pozitive në javët e fundit. I ndryshëm diskutimi për Lejkersat, që shënojnë disfatën e 14-të në këtë sezon të NBA dhe tani mbajnë vendin e tetë në Konferencën e Perëndimit, por një tjetër yll i basketbollit amerikan vazhdoi shkëlqimin edhe në mbrëmjen e fundit.

Xhianis Antentokounmpo udhëhoqi edhe një herë skuadrën e Miluokit në fitoren 118-114 kundër Orlandos. Basketbollisti grek mbylli ndeshjen me dy shifra dopjo, 37 pikë, 10 topa në tabelë dhe 6 asiste për shokët e skuadrës. Nuk qëndroi pas as Damian Lillard me 24 pikë në fitoren e Baksit, që vazhdojnë të mbajnë nën presion Seltiks në krye të Konferencës së Lindjes. Ndërkaq, suksese të rëndësishme në mbrëmjen e NBA siguruan edhe Oklahoma, Memfisi dhe Çikago Bulls.

LEXO EDHE:

Back to top button