Ambasadori i Spanjës në Shkup për anëtarësimin e vendit në BE: Ndoshta do të ketë kërkesa dhe kushte tjera nga vende tjera

Ambasadori i Spanjës në Shkup për anëtarësimin e vendit në BE: Ndoshta do të ketë kërkesa dhe kushte tjera nga vende tjera

Ambasadori i Spanjës në Shkup, vendi i të cili kryesoi me Bashkimin Evropian 6 muajt e fundit nuk përjashton mundësinë që ndonjë shtetet anëtar i Unionit të paraqesë kushte të reja për anëtarësimin e vendit në BE.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Garsija tha se për momentin ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve, janë kusht për organizimin e Konferencës së dytë ndërqeveritare mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë.

Megjithatë ai thotë se kjo nuk do të thotë se gjatë procesit të negociatave ndonjë vend tjetër anëtar nuk do të paraqet ndonjë kusht të ri. Garsija kujtoi se grupkapitulli i parë negociues është më i rëndësishëm dhe shtetet kandidate duhet të bëjnë përpjekje shtesë në luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

“Nuk dua të dërgoj mesazhe pesimiste, përkundrazi. Atë që ne e themi, por edhe instancat tjera të BE-së, është se kur jeni në proces, që të thirret Konferenca e dytë Ndërqeveritare, duhet ta përmbushni atë kusht, respektivisht të miratohen ndryshimet kushtetuese. Ndoshta do të ketë kërkesa dhe kushte tjera nga vende tjera, por në fund gjërat do të marrin dimension dhe rëndësi tjetër. A do të jetë kjo pengesa e fundit? Ndoshta do të ketë pengesa tjera….Me metodologjinë e re klasteri shumë i rëndësishëm është ajo që quhet “themelet” – baza e gjithë procesit. Sundimi i së drejtës, gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe në fakt është klasteri i parë që hapet dhe i fundit që mbyllet. Të mos flasim për pika të dobëta, por për përpjekje shtesë që cdo vend duhet t`i bëjë”, tha Garsija./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button