Tjetër padi për Samuel Eto-n, denoncohet nga vajza e vet

Prokuroria e Milanos po heton kamerunasin për shkeljen e detyrimeve të mbështetjes familjare. Sipas “Corriere della Sera”, vajza e tij Anie e ka denoncuar Eto-n pasi ky i fundit zgjodhi edhe një herë të mos paraqitej.

21-vjeçarja cilësohet si “jo e pavarur ekonomikisht”. Ajo mbështetet nga nëna e saj, e cila ia del t’i garantojë një jetë dinjitoze me vështirësi.

Eto me sa duket kishte një marrëdhënie afatshkurtër me nënën e Anie, kur ai luante për Majorkën.  Ironikisht, ish-ylli kamerunas, ka një vajzë tjetër biologjike, e cila së fundmi e ka paditur për të njëjtën gjë.   42-vjeçari u detyrua t’i paguante asaj një shumë prej 90,000 euro, si rezultat i betejës ligjore.

Samuel Eto luajti për Barcelonën nga viti 2004 deri në vitin 2009, duke shënuar 130 gola dhe duke dhënë 40 asistime. Ai është aktualisht presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit, teksa kulmi i karrierës është padyshim fitimi i tripletës me Interin.

LEXO EDHE:

Back to top button