Chalameti ka dëgjuar një listë këngësh të papublikuara të Bob Dylanit të gjatë 12 orë
Chalameti ka dëgjuar një listë këngësh të papublikuara të Bob Dylanit të gjatë 12 orë

Timothy Chalamet ka thënë që ka dëgjuar një bollëk këngësh të papublikuara të Bob Dylanit.
Ai po përgatitet që ta luajë rolin e ikonës së folkut amerikan në filmin biografik, Krejtësisht i panjohur.
Menaxheri i kamotshëm i Dylanit, Jeff Rosen, i ka dhënë qasje Chalametit në një listë këngësh që bashkë i bëjnë 12 orë, e të cilat Dylani i kishte incizuar midis viteve 1959-1964.
“Kjo mund t’i inatosë shumë fansa të Bobit, dhe me të drejtë, por ai [Roseni] ma ka dërguar një listë këngësh të gjatë 12 orë të Bobit nga vitet 1959-1964”, ka thënë Chalameti për Happy Sad Confused në një intervistë të fundit.
“Po ndihem sikur jam duke mbajtur flori a diçka të tillë”.