Amerika përpara një viti të trazuar zgjedhor
Amerika përpara një viti të trazuar zgjedhor

Lluka Andreev
Ka gjithnjë e më shumë gjasa që Donald Trampi të mos mund të kandidojë në zgjedhjet paraprake në shtetin amerikan të Mejn. Pas Kolorados, ky është shteti i dytë që vendos që Tramp nuk mund të rihyjë në garë për kolltukun e Shtëpisë së Bardhë. Roli i Donald Trampit në sulmin e janarit 2021 në Kapitol përmendet si arsye. Vendimi justifikohet me Amendamentin e 14-të të Kushtetutës së SHBA-së, që pezullon këdo që merr pjesë në rebelim të mbajë poste publike.
“Sekretari i Shtetit në Maine, përndryshe demokrat, ka vendosur që Trampi nuk mund të kandidojë, për shkak të Amendamentit të 14-të, respektivisht ndalimit të atyre që kanë marrë pjesë në rebelim të mund të mbajnë post të tillë, në këtë rast për shkak të sulmit në Kapitolin e SHBA-së më 6 janar. Kjo ishte hera e parë në histori që ky amendament, i cili është shtuar pas Luftës Civile, është përdorur për të parandaluar dikë që të kandidohet për president”, tha Nik Rikardi – analist politik.
Çështja tani është para Gjykatës Supreme të Mejn dhe më pas Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara. Analistët theksojnë se tre nga gjashtë gjykatësit janë emëruar nga Trampi gjatë mandatit të tij të parë. Sipas ekspertëve ligjorë, arsyet rreth përfshirjes së Trampit në sulmin në Kapitol nuk janë mbështetur dhe ai do të lejohet ende të marrë pjesë në zgjedhjet paraprake të shtetit. Disa ditë më parë, Miçigeni dhe Minesota refuzuan të marrin në konsideratë ankesat që kërkonin skualifikimin e Donald Trampit nga zgjedhjet paraprake. Kabineti i tij tashmë ka njoftuar se do të apelojë vendimin në shtetin e Mejn. Sondazhet e fundit tregojnë epërsi për Trampit ndaj kandidatëve të tjerë nga Partia Republikane. Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë caktuar për 5 nëntor të vitit 2024./Alsat.mk