Bosnja dhe Hercegovina goditet nga një tërmet i fuqishëm
Bosnja dhe Hercegovina goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Bosnjën dhe Hercegovinën mbrëmjen e sotme.
EMSC raporton se epiqendra ishte afër Zenicës. Tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter.
Sipas qytetarëve, tërmeti është ndjerë edhe në qytete tjera.
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook për lajmet më të reja
Një tërmet me magnitudë 5 deri në 5.9 ballë sipas shkallës Rihter konsiderohet mjaft i fuqishëm. Ai shkakton dëme në ndërtesat më të dobëta në rajonet rurale, dhe dëmtime të vogla janë gjithashtu të mundshme në ndërtesat moderne.