Mjekët bëjnë thirrje për kujdes me ushqimet gjatë natës festive të Vitit të Ri

Mjekët bëjnë thirrje për kujdes me ushqimet gjatë natës festive të Vitit të Ri

Gazetare: Ajnur Bafqari

Mjekët rekomandojnë për kujdes të shtuar gjatë festave të fundvitit. Anila Bellçishta Shaqiri thotë se keqpërdorimi I alkoolit, ushqimi I tepërt dhe lëndimet me mjete piroteknike, ka mbushur spitalet me pacientë çdo fundvit. Ajo rekomandon për kujdes në ushqim, ndërsa veçanërisht bën thirrje që mjetet piroteknike të mos përdoren nga fëmijët.

“Këshilla numër një është rehidrimi I vazhdueshëm, domethënë pirja e ujit dhe lëngjeve që rehidrojnë organizmin. Të kenë kujdesë në konsumimin e alkoolit, të kenë kujdes në konsumimin e ushqimeve yndyrore, domethënë duhet t’i këshillojmë të ushqehen me ushqim të shumëllojshëm, të kenë pauzë mes vakteve, të mos jenë të uritur dhe të mos konsimojnë një vakt për një kohë shumë të gjatë. Të kenë kujdes me përdorimin e mjeteve piroteknike të cilat shfrytëzohen gjatë festive të fundvitit, veçanërisht duhet të kihet kujdes që ato mjetë të mos përdoren nga fëmijët…. “, tha Anila Bellçishta Shaqiri, mjeke.

Nutricionistja Valbona Kadriu thotë se për të pasur kujdes nuk është e domosdoshme t’I rezistohet tërësisht darkës festive. Ajo rekomandon ushqyerje të shëndetshme gjatë ditës me qëllim që në darkën festive të mos ulemi të uritur dhe nw kwtw mwnyrw mund tw kihet kujdes se sa ushqim konsumohet.

“Personat diabetik mund të konsumojnë desertet ose ëmbëlsirat gjatë racioneve kryesore, në këtë mënyrë prezenca e fibrave dhe yndyrnave do ta ngadalsojë absorbimin e tyre dhe në këtë mënyrë do të ketë rritje më të ngadalshme të sheqerit në organizëm, e njejta vlen edhe te pijet alkoolike, të kenë kujdes se si I kombinojnë ato, si I marrin dhe të mos harrojnë se alkooli absorbohet dhe përpunohet para nutrimenteve tjera, kështuqë një pije alkoolike sado që të jetë sasia e vogël, në organizëm do të absorbohet para nutrimenteve të tjera dhe për atë arsye edhe efekti është më I rrezikshëm“, theksoi Valbona Kadriu, nutricioniste.

Si pasojë e helmimeve, mbidozës së alkoolit dhe lëndimet prej mjeteve piroteknike, çdo vit nata e vitit të ri shënohet me numër të shtuar të pacientëve nëpër spitalet e vendit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button