Makina e Michael Jordan do të dalë në ankand
Makina e Michael Jordan do të dalë në ankand

Makina e përdorur nga ylli I basketbollit Majkëll Xhordan, do të dalë në shitje në ankand. Bëhet fjalë për makinën të cilën Majkëll Xhordan e mori në vitin 1991, periudhë ku u shpall kampion për herë të parë në NBA me Chicago Bulls. Afati i fundit i ofertave është 8 janari. Shuma minimale që do të ofrohet është 70 mijë dollarë, por që natyrisht do të rritet me disa fish, për të gjithë sportdashësit që dëshirojnë ta bëjnë të tyren.
Blerësi i makinës, krahas marrjes së automjetit do të përfitojë dhe dokumentet e firmosura nga vetë legjenda e basketbollit. Vite më parë Xhordan arriti të shiste dhe fanellën e tij në një vlerë rekord.