Udhëtimi i parë rreth botës me biçikletë
Udhëtimi i parë rreth botës me biçikletë

Thomas Stevens më 7 janar të vitit 1887, përfundon udhëtimin e parë rreth botës me biçikletë.
Thomas e filloi udhëtimin në prill 1884. Ai u nis me biçikletë nga San Francisko në Boston; me anije shkoi në Angli; përsëri me biçikletë; me anije e përsëri me biçikletë nëpër Francë, Gjermani, Austri, Hungari dhe Ballkan, ku aty çlodhet mes njerëzve të cilët kishin dëgjuar për Amerikën.
Kur moti u ngroh, Thomas mori një avullore në Konstandinopojë dhe prej andej në Indi; një tjetër avullore e çoi atë nga Kalkuta në Hong Kong dhe Kinën jugore; kalon me biçikletë në Kinën lindore, dhe merr anijen për në Japoni.
Pjesa me biçikletë e udhëtimit të tij nëpër botë përfundon më 17 dhjetor 1886 në Yokohama. Thomas Stevens u kthye me anije në San Francisko në janar 1887.