Ky është parashikimi i motit për sot
Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë. Do të fryjë dhe erë mesatare, ndërsa përgjatë vardarit e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 0 deri në 7 gradë, shkruan Alsat.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 5 gradë Celsiusë. /Alsat.mk