Sirena alarmi mbi Tajvan, Kina lëshon satelit mbi hapësirën ajrore

Sirena alarmi mbi Tajvan, Kina lëshon satelit mbi hapësirën ajrore

Qeveria e Tajvanit i ka lëshuar sirenat në gjithë ishullin, duke thënë se një satelit kinez fluturoi mbi hapësirën e saj ajrore në jug. Ministri i Jashtëm i Tajvanit, e përshkroi veprimin e Kinës si pjesë të “ditëve të ngacmimit” para zgjedhjeve të rëndësishme presidenciale dhe parlamentare. Alarmi i sigurisë iu dërgua qytetarëve në telefonat e tyre mobil nga Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit, rreth kohës së njëjtë kur mediat shtetërore kineze konfirmuar lëshimin e një sateliti shkencor. Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe i ka përshkruar zgjedhjet si zgjidhje mes paqes dhe luftës në Ngushticën e Tajvanit. Qeveria e Tajvanit i kundërshton pretendimet e Kinës për territor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button