Fustani që i shokoi të gjithë në “Golden Globes”
Fustani që i shokoi të gjithë në “Golden Globes”

Aktorja e njohur e Hollywoodit, Gillian Anderson, kishte zgjedhur të veshë një fustan me qëndisje në formë të organit gjenital femëror të dizajnuar nga Gabriella Hearst, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globes”. Kjo gjë i shokoi të gjithë të pranishmit dhe kritikët e modës.
Fustani nga mëndafshi e leshi – ishte pa bretela, pjesa e lartë e të cilit është një korsetë e thjeshtë e drejtë, e pjesa e poshtme e fryrë duke krijuar një siluetë që quhet “gourglass” – ishte i bardhë në tërësi. Mbi pjesën e poshtme të fustanit ishin qëndisur me ngjyrë po ashtu të bardhë shumë figura të organit gjenital femëror.
Anderson ka thënë se ka shumë arsye se pse ka vendosur ta veshë këtë kreacion që e ka bërë bashkë me disenjatoren e mirënjohur Gabriella Hearst.
“Pasi prania ime në Instagram ka vënë në pah përdorimin e fjalës ‘yonis’ (që është fjalë e gjuhës sanskrite të Indisë për të përshkruar vagjinën apo mitrën) që kur ‘Sex Education’ u shfaq në Netflix e pasi edhe pija ime e shëndetshme ‘G-Spot’ e ka këtë temë që i jep prioritet ‘kënaqësisë’, doja të shtoja këtë lloj elementi në dizajnin e fustanit… Jam shume e lumtur pasi Gabriella e pranoi sfidën”, ka shpjeguar aktorja për “British Vogue”.
Ajo më tutje ka treguar se artizanëve që punojnë me Gabriellën ju deshën 3.5 orë ta përfundonin vetëm një motiv duke çuar në total prej 150 orësh punë për ta përfunduar punën me të gjitha motivet.
Gabrilla i ka thënë “The New York Timesit” se aktorja ishte muza e saj dhe se kanë shumë gjëra të përbashkëta, prandaj edhe kishte pranuar me kënaqësi të bashkëpunonte për krijimin e këtij fustani.
“Ajo është shumë tërheqëse, shumë e fortë. Është imazhi i një femre të bukur e inteligjente”, ka thënë disenjatorja.
Pasi fustani kishte edhe xhepa, Anderson ka thënë se ishte shumë i përshtatshëm.
“Është shumë i përshtatshëm. Ka xhepa në të dy anët që mi mbajnë duart ngrohtë”, ka thënë ajo për Extra TV, ku ndodhej jashtë hotelit Beverly Hilton në Los Angeles ku u mbajt ceremonia Golden Globes.