Konfiskohet një sasi e arit në vendkalimin kufitar Tabanoc

Konfiskohet një sasi e arit në vendkalimin kufitar Tabanoc

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut njofton se janë sekuestruar 248 gramë ar, me vlerë rreth 12 mijë euro, të cilin dy bashkudhëtarë kanë planifikuar ta nxjerrin jashtë vendit pa e deklaruar në doganë.

“Pasagjerët që udhëtonin me furgon në dalje të Tabanocës janë përzgjedhur nga ekipi mobil për kontroll të detajuar dhe tek të dy janë gjetur copa ari. Njëri prej pasagjerëve mbante në qafë një fije të zezë dhe një zinxhir në të cilin ishin ngjitur dy grumbuj bizhuteri ari të gatshme me peshë 201,82 gram, të mbështjella me shirit. Pasagjeri tjetër mbante një zinxhir në qafë me një tufë unaza të ngjitura, me peshë 46.48 gram. Malli është sekuestruar përkohësisht dhe kundër tyre do të ngritët kallëzim përkatës, me ç’rast njëri nga pasagjerët do të akuzohet për kallëzim penal dhe tjetri për kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Drejtoria e Doganave.

LEXO EDHE:

Back to top button