MPB regjistron 136 shkelje të rregullave të trafikut në Shkup
MPB regjistron 136 shkelje të rregullave të trafikut në Shkup

Sektori për Punë të Brendshme Shkup dje (11.01.2024) ka vazhduar me kontrollet në territorin e qytetit të Shkupit me çrrastë janë shqiptuar gjithsej 136 gjoba, nga të cilat: 17 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, gjashtë masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, shtatë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë masa për mosvënien e rripit të sigurimit…, shkruan Alsat.
“Kontrollet në trafik do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Alsat.mk