Ekzekutohet një ndër mafiozët më të njohur grekë

Ekzekutohet një ndër mafiozët më të njohur grekë

Një eksponent i lartë i mafies greke është ekzekutuar nga persona ende të panjohur në qendër të Athinës.

Mbi 80 plumba janë zbrazur ndaj 44-vjeçarit Vangjelis Zabunis nga të paktën 3 persona, në një atentat që tronditi të gjithë opinionin publik grek për nga egërsia e ekzekutimit. Pak minuta pas krimit, policia gjeti në dalje të Athinës dhe një mjet të braktisur, i cili mendohet të jetë përdorur nga autorët.

Brenda tij u gjetën dy automatikë kallashnikovë dhe një pistoletë. Vangjelis Zabunis ishte një ndër eksponentët më të rëndësishëm të mafies greke. Në vitin 2018, ai i shpëtoi një atentati vetëm pasi autorit iu bllokua arma./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button