Për katër vjet vodhi letra dhe i çoi në shtëpi: 30 mijë letra u gjetën në shtëpinë e një posteri gjerman
Për katër vjet vodhi letra dhe i çoi në shtëpi: 30 mijë letra u gjetën në shtëpinë e një posteri gjerman

Për katër vjet, një postier nga Gjermania vidhte letrat e të tjerëve dhe i çonte në shtëpi pa asnjë qëllim që t’i çonte në adresat e duhura.
Postieri mbante në shtëpi më shumë se 30 mijë letra që as nuk i kishte hapur! Policia në vendngjarje pranë Hamburgut gjeti një pamje të çuditshme.
Disa nga dhomat dhe bodrumi ishin plot me letra. Postieri kishte sindromën e mbledhjes së gjërave të panevojshme në shtëpi dhe letrat ishin vetëm kulmi i pjesës së grumbullimit të jetës së tij.
Policia gjermane pranoi të kryente një inspektim pas një informate nga 2 janari, pasi më parë kishte marrë një sërë raportimesh të ngjashme nga qytetarët se letrat nuk arrinin në adresën e shtëpisë së tyre. Më pas, me një analizë të hollësishme, u konstatua se zhdukja e letrave ka ndodhur gjithmonë vetëm gjatë turnit të njërit prej punonjësve. Përveç letrave, postieri gjeti edhe revista që nuk ishin dorëzuar brenda katër viteve.
Sipas zëdhënëses së postës, ky njeri nuk punon më tek ata, pasi ka firmosur një dorëheqje miqësore.
Kjo nuk është hera e parë që në këtë pjesë të Evropës ka postierë që vjedhin.
Së fundmi, një postier nga Austria është dënuar me dhjetë muaj me kusht për shpërdorim detyre, pasi nuk ka dorëzuar rreth 14 mijë letra dhe 263 dokumente zyrtare.
Një keqpërdorim të tillë ai e “justifikoi” duke punuar jashtë orarit, që rezultonte me konsumim të alkoolit, por edhe probleme të natyrës ligjore.