Ish shefi i MPB-së, Gjurçevski: Problemi me dokumentet personale mund të zgjidhet për 24 orë
Ish shefi i MPB-së, Gjurçevski: Problemi me dokumentet personale mund të zgjidhet për 24 orë

Gazetar: Avni Tahiri
Rrëmuja dhe pritjet e gjata para sporteleve të MPB-së për pajisje me dokumentet personale mund të zgjidhet brenda 24 orëve thotë eksperti Lubomir Gjurçevski. Sipas tij ashtu siç është miratuar ligji për të ndryshuar dokumentet personale, brenda 24 orëve ashtu edhe mund të veprohet për vazhdimin e afatit.
“Vetë presidenti Stevo Pendarovski e tha atë që mund të zgjidhet me një seance në 24 orë punë të parlamentit, miratohen ndryshimet e ligjit, zbatohen dhe informohen të gjithë. Tani dikush kërkon të na bindë si qytetarë se duhet të pyesim Greqinë, për një ligj që duhet të miratojë Kuvendi ynë apo të miratojë ndryshime në ligj. Me ndryshimin e ligjit na i nxorën jashtë përdorimit dokumentet e vlefshme, pra kjo është punë e parlamentit dhe e qeverisë dhe përfundon brenda 24 orëve”, deklaroi Lubomir Gjurçevski, ekspert.
Gjurçevski thotë se kaosi i krijuar para sporteleve krijon imazh shumë negativ dhe është tregues se qytetarët po nënçmohen nga vet shteti. Sipas tij nëse shteti detyron qytetarët të ndërrojnë dokumente që janë ende të vlefshme, duhet edhe të bëjë kompensimin e tyre.
“Dokumentet personale të cilët kanë afat të vlefshëm nuk mund që me ligj tjetër të shfuqizohen, nëse këtë e bën shteti atëherë të gjitha harxhimet për të gjithë atë proces duhet të jenë në kurriz të shtetit dhe jo të qytetareve pasi qytetarët kane ushtruar të drejta sipas një ligji tjetër që u takonte, dhe mendoj se qeveria bëri shumë gabime që solli deri në këtë situatë që qytetaret janë të nënçmuar, nënvlerësuar dhe të maltretuar që mund të themi edhe si katastrofë humane”, u shpreh Lubomir Gjurçevski, ish shef i MPB-së.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se afati për ndryshimin e dokumenteve personale mbetet ashtu siç është caktuar, përkatësisht deri 12 shkurt dhe deri atëherë duhet të bëhet përpjekja maksimale për ndryshim të pasaportave, ndërsa çfarëdo zgjidhje që do të kërkohet në komunikim me Greqinë do të ndodhë pas datës 13 shkurt. Ndërkohë pas 12 shkurtit letërnjoftimet me emrin e vjetër të shtetit do të jenë të vlefshëm vetëm për përdorim të brendshëm, por me to nuk do të mund të udhëtohet jashtë shtetit si në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë- Hercegovinë. /Alsat.mk