Mekaniku jep paralajmërimin për shoferët: Mos vozitni kurrë në temperatura të ftohta
Mekaniku jep paralajmërimin për shoferët: Mos vozitni kurrë në temperatura të ftohta

Një mekanik me përvojë mbi 50-vjeçare ka bërë të ditur pse nuk duhet të vozitni kurrë në temperatura të ftohta.
Scotty Kilmer u bëri thirrje shoferëve të mos rrezikojnë me udhëtime të panevojshme kur temperaturat bien nën zero.
Kjo për shkak të rrugëve të akullta të cilat formohen pas kushteve të ftohta atmosferike.
“Nëse ka akull mos vozitni asgjëkund. Asgjë nuk mund të vozitet mbi akull, nuk më intereson se çfarë lloj sistemi të kontrollit të tërheqjes keni”, deklaroi eksperti për The Sun.