Të krishterët ortodoksë festojnë sot “Ujët e bekuar”

Të krishterët ortodoksë festojnë sot “Ujët e bekuar”

Gazetar: Miki Trajkovski

Ohri këtë vit ishte vendi më i vizituar për festën e Ujërave të shenjtë, si dhe vendi më atraktiv për kërcimin pas kryqit të shenjtë në ujërat e liqenit të Ohrit. Në mesin e më shumë se 500 notuesve, më i shpejti ishte 29-vjeçari Nikola Jakimoski, i cili e kap kryqin për herë të parë.

“Është gjithmonë e vështirë të notosh në ujëra të ftohtë, por dëshira për ta kapur kryqin është më e madhe se vështirësitë. Pres shëndet, lumturi, përparim, bukuri në të gjitha fushat, dasma dhe fëmijë”, tha Nikolla Jakimoski – kapës i kryqit.

Kryetari i komunës thotë se manifestimi qendror duhet të jetë në Ohër për shkak të pjesëmarrjes së madhe.

“Ne si shtet duhet të bëjmë shumë më tepër për këtë ditë dhe për këtë ngjarje, sepse ka potencial serioz. Mendojmë se kjo duhet ngritur. Duhet pak më shumë vëmendje, sepse përveç potencialit fetar ka edhe potencial të madh turistik për Ohrin. Jo se nuk e kemi, por më së shumti është i lidhur me turistë nga Maqedonia dhe ka potencial shumë më të madh”, u shpreh Kiril Pecakov – Kryetar i Ohrit.

Pavarësisht ujit të ftohtë të liqenit, temperatura e të cilit ishte vetëm 8 gradë, notues pati edhe nga qytete të tjera.

“Kemi ardhur me shokë të organizuar nga Manastiri, Kemi ardhur rreth tetë veta”, tha Boban Capeski – notues nga Manastiri.

“E bëjmë për shëndet e lumturi dhe me besim në Manastir. Të ftohtin nuk e ndjejmë. Ka adrenalinë, nuk ndjehet i ftohti”, u shpreh Bojan Jankoski – notues nga Manastiri.

Në disa raste ndërdynë edhe ekipet mjekësore.

“Gjithçka shkoi mirë. Kemi pasur dy ndërhyrje të vogla për nxjerrjen e dy fëmijëve të ngrirë dhe disa ndërhyrje nga ekipet mjekësore nga prerjet”, tha Sašo Toçkov – Kryqi i Kuq Ohër.

Manifestimi qendror u mbajt në Shkup, ku kreu i KOM z. Stefan hodhi kryqin në ujërat e lumit Vardar. Gjorgi Nikolovski ishte më i lumturi.

“Gjitha të mirat për të gjithë. Zoti është i madh. Zoti sheh gjithçka. Uroj bashkim të Maqedonisë dhe popullit maqedonas”, theksoi Gjorgji Nikollovski, kapës i kryqit në Shkup.

Të krishterët ortodoksë sot festojnë ditën e Ujërave të bekuar. Në këtë ditë besohet se Shën Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan. Kjo festë ende quhet Ujërat e bekuar. /Alsat.mk

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button