Maqedonia e Veriut “plotësisht e nipçëzuar”!
Maqedonia e Veriut “plotësisht e nipçëzuar”!

Nepotizmi, përfitimi i familjarëve të afërt, të zyrtarëve me pushtet, ka marrë përmasa alarmante. Këtë konstatim e japin Visar Ademi, ekonomist dhe Srgjan Stojançov gazetar në kuadër të Programit 200, që transmetohet sot në ora 18.00.
Ata thonë nepotizmi është në rritje dhe gjithashtu familjarët e zyrtarëve me pushtet nuk kanë treguar rezultate, edhe pse punësimet i kanë, kryesisht me poste të larta. Fjala nepotizëm e ka origjinën nga fjala italiane “nipote” që do të thotë nip. Edhe Ademi edhe Stojançov thonë se shoqëria është “nipçëzuar” plotësisht në vend./Alsat.mk