Një gotë verë në ditë vepron si…

Ndonjëherë nuk kemi nevojë për arsye shtesë për të pirë një ose disa gota verë, por gjithsesi ia vlen të dimë se si kjo pije ndikon në shëndetin tuaj.

Shumë hulumtime të mëparshme kanë treguar se vera ka anët e mira dhe është e dëshirueshme ta konsumojmë, nëse duam të sigurojmë një jetë të shëndetshme dhe të gjatë.

Shihni të gjitha përfitimet e pijes së perëndive:

  1. Ndihmon në ruajtjen e kujtesës

Vera ju mbron kujtesën dhe këtë e vërteton një studim në të cilin u tregua se femrat 70-vjeçare që konsumojnë rregullisht verë kanë kujtesë shumë më të mirë se moshatarët e tyre që nuk pinë fare. Alkooli në verë është përgjegjës për kolesterolin e mirë dhe është i shkëlqyeshëm për shëndetin e zemrës.

  1. Ndihmon në ruajtjen e peshës së dëshiruar të trupit

Njerëzit që pinë një gotë verë çdo ditë kanë një indeks të masës trupore më të ulët se ata që pinë herë pas here. Gjithashtu, adhuruesit e verës kanë më pak ind yndyror nënlëkuror në zonën e barkut.

  1. Një pije e shkëlqyer për shëndetin e grave

Studimet kanë treguar se gratë që pinë një gotë verë çdo ditë ulin rrezikun e kancerit të mitrës. Sekreti qëndron tek vetitë e larta antikancerogjene, të cilat mbizotërojnë dukshëm në këtë pije.

  1. Mbajtës i eshtrave

Vera ndihmon në ruajtjen e kockave dhe ngadalëson prishjen e tyre. Përveç kësaj, me ndihmën e këtij alkooli do të mbroheni nga shumë sëmundje të kockave.

  1. Mbron nga rreziku i diabetit

Njerëzit që pinë një ose dy gota verë në ditë kanë një shans 40% më të ulët të zhvillimit të diabetit sesa ata që nuk pinë fare.

LEXO EDHE:

Back to top button