Telefoni juaj mund të vlejë më shumë se sa mendoni – kontrolloni nëse është në këtë listë
“Pixel” pati rezultatet më të këqija. Sipas SellCell, gama e pajisjeve të Google, Pixel 8 humbi mesatarisht 62.2 për qind të vlerës së tij.

Nëse keni blerë një pajisje të re iPhone ose Galaxy në muajt e fundit, ka një lajm të mirë. Statistikat më të fundit nga ekipi i rishitjes në SellCell kanë zbuluar se sa shumë pajisje kanë rënë në vlerë që kur janë lançuar dhe sipas të dhënave të tyre, pajisjet e fundit Apple dhe Samsung po ecin mjaft mirë.
I pari është iPhone 15 pro Max 256GB, i cili ka humbur vetëm 18.2 për qind të vlerës së tij që nga lansimi i tij vitin e kaluar, që është një rezultat shumë më i mirë se ai i arritur nga iPhone 14, i cili mbërriti në sallone në vitin 2022. ra vit, raporton “Mirror”.
Pajisjet Apple janë të njohura për ruajtjen e vlerës së tyre shumë më mirë se pajisjet Android, por të dhënat e reja tregojnë se edhe Samsung po e mban mjaft mirë. “CellSell” thekson se “Samsung Galaxy S23” është në top 15 telefonat që ruajnë vlerën më të mirë për vitin 2023, pra vlera e tij bie më pak se “Androidët” e tjerë.
“Pixel” pati rezultatet më të këqija. Sipas SellCell, gama e pajisjeve të Google, Pixel 8 humbi mesatarisht 62.2 për qind të vlerës së tij.
Më poshtë, shikoni listën e plotë të telefonave inteligjentë që kanë rënë më pak në vlerë, e cila mund të jetë një informacion mjaft i dobishëm nëse dëshironi të ndërroni telefonin tuaj me një pajisje tjetër.
1. iPhone 15 Pro Max – 256GB – 18.2% pas tre muajsh
2. iPhone 15 – 256GB – 22% pas tre muajsh
3. iPhone 15 Plus – 256GB – 24.7% pas tre muajsh
4. iPhone 15 – 128GB – 24.8% pas tre muajsh
5. iPhone 15 Pro – 256GB – 24.9% pas tre muajsh
6. iPhone 15 Pro Max – 512GB – 26.3% pas tre muajsh
7. iPhone 15 Pro – 128GB – 27.1% pas tre muajsh
8. iPhone 15 Plus – 128GB – 27.5% pas tre muajsh
9. iPhone 15 – 512GB – 31.7% pas tre muajsh
10. iPhone 15 Pro Max – 1TB – 32.4% pas tre muajsh
11. iPhone 15 Pro – 512GB – 32.6% pas tre muajsh
12. iPhone 15 Plus – 512GB – 33.1% pas tre muajsh
13. Galaxy S23 Plus – 256GB – 35.3% pas tre muajsh
14. iPhone 15 Pro – 1TB – 37.3% pas tre muajsh
15. Galaxy S23 Plus – 512GB – 38.3% pas tre muajsh