Guterres: Situata humanitare në gaza, e tmerrshme
Guterres: Situata humanitare në gaza, e tmerrshme

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se situata humanitare në Gaza është e tmerrshme, me një të katërtën e popullsisë që po përballet me nivele katastrofike të pasigurisë ushqimore. Situata humanitare në Gaza është e tmerrshme. 2.2 milionë palestinezë në Gaza po përballen me kushte çnjerëzore, të mjerueshme, duke luftuar thjesht për të kaluar një ditë tjetër pa strehim, ngrohje, pajisje sanitare, ushqim dhe ujë të pijshëm. Ai foli gjithashtu për përhapjen e sëmundjeve në Gaza ndërsa sistemi shëndetësor po shembet, duke deklaruar se vetëm 16 nga 36 spitalet e Gazës janë pjesërisht funksionale. /Alsat.mk