Gruaja i lë trashëgimi 2,6 mln euro kafshëve!

Gruaja i lë trashëgimi 2,6 mln euro kafshëve!

Një grua kineze është bërë lajm në mbarë botën për faktin se ka përjashtuar tre fëmijët e saj nga testamenti, duke ia lënë të gjithë trashëgiminë kafshëve shtëpiake që mbante. E moshuara nga Shangai, me mbiemrin Liu, ka vendosur të lërë pasurinë e saj prej 20 milionë juanë, ekuivalente me 2.6 milionë euro, për qenin dhe macen e saj. sipas testamentit të Liut, të gjitha paratë duhet të përdoren për t’u kujdesur për kafshët e saj dhe pasardhësit e tyre, nëse qeni dhe macja do të kenë në të ardhmen. Për këtë, ajo ka caktuar një klinikë veterinare lokale si administrator të trashëgimisë së saj. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button