Arrestohet 39 vjeçari nga Gostivari, akuzohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij

Arrestohet 39 vjeçari nga Gostivari, akuzohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij

Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria një 39 vjeçar nga Gostivari i cili paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike.

“Më 28.01.2024 në ora 19:30 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni policorë-Gostivar kanë privuar nga liria personin V.L. (39) nga Gostivari, për shkak se i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij 31-vjeçare në shtëpinë e tyre familjare, me çka i ka dëmtuar edhe orenditë me një mjet metalik. V.L. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes, kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button