Një person ka humbur jetën dhe njëzet janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku në Manastir

Një person ka humbur jetën dhe njëzet janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku në Manastir

Aksident i rëndë në rrugën Manastir-Demir Hisar. Një person ka humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë lënduar në përplasjen midis një makine dhe një furgoni I cili po transportonte punëtorë. Aksidenti ndodhi në dalje të Manastirit, rrugës për në Demir Hisar. Në vendin e ngjarjes jetën e humbi shoferi i makinës i moshës 24 vjeçare.  Njësitet zjarrfikëse nga Manastiri ndihmuan në nxjerrjen e viktimës dhe personave të lënduar. Nga spitali i Manastirit thonë se kanë pranuar 20 pacientë, dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Ekpsertiza në vendin ku ndodhi aksidenti i rëndë, ende është në rrjedhë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button