195 kalori dhe vetëm 30 sekonda punë – kjo është receta më e mirë e mëngjesit që do t’ju ngop
195 kalori dhe vetëm 30 sekonda punë - kjo është receta më e mirë e mëngjesit që do t'ju ngop

Falë fibrave do të jeni të ngopur për një kohë të gjatë pas këtij mëngjesi. Pavarësisht se çfarë diete jeni në, shanset janë që ju lejohet tërshëra dhe është një opsion i mrekullueshëm për mëngjes.
Janë të panumërta mënyrat për të përgatitur bollgurin e shijshëm dhe të shëndetshëm dhe në shumicën e rasteve këshillohet ta pasuroni me fruta, ndërsa ndonjëherë është mirë të shtoni arra dhe fara të pasura me yndyrna të shëndetshme.
Ekziston një recetë me tërshërë me pak kalori në faqen Eating Bird Food, së cilës është e vështirë t’i rezistosh.

Çfarë përmban kjo pjesë:
– 195 kalori;
– 28 gram karbohidrate;
– 10 gram proteina;
– 5 gram yndyrë;
– 3 gram kolesterol;
– 108 gram natrium;
– 6 gram fibra vegjetale;
– 5 gram sheqer.
Përbërësit:
– 1/3 filxhan thekon tërshërë;
– ½ filxhan qumësht bajamesh ose të tjera vegjetale;
– 3 lugë kos me pak yndyrë;
– 1 qese fara chia;
– 4-5 pika stevia e lëngshme;
– një majë kanellë;
– ¼ filxhan manaferra të freskëta.

Përgatitja:
1. Në një kavanoz hidhni tërshërën, qumështin, kosin, farat chia, stevian, manaferrat dhe kanellën.
2. Përziejini mirë, më pas mbylleni kavanozin dhe lëreni në frigorifer gjatë gjithë natës.
3. Të nesërmen në mëngjes, hapni kavanozin dhe përzieni. Nëse ju duket shumë e trashë, shtoni edhe pak qumësht.
4. Spërkateni qullën me fruta dhe shijojeni.