VIDEO / Ylli brazilian shkëmbën fanellën me dy pako me çokollada!?

Njukasëll Junajted ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Aston Villa, duke triumfuar në Villa Park me rezultat 3-1. Fabian Shar me dy gola dhe një autogol nga Moreno i dhanë tre pikët e mëdha nga ky udhëtim i vështirë. Megjithatë mesfushori brazilian Bruno Guimaraesh mori gjithë vëmendjen në fund të ndeshjes, me një gjest të mrekullueshëm.
Teksa po shkonte në dhomat e zhveshjes, Guimaraesh u ndalua nga një tifoze që ishte përkujdesur për t’i bërë një dhuratë të bukur brazilianit. Tifozja e Njukasëllit i dhuroi brazilianit dy pako me çokollada dhe në këmbim mori fanellën e brazilianit.
Bruno Guimarães exchanges his shirt for some Kinder Bueno chocolate 😂🍫 pic.twitter.com/RmRomtBvrH
— Football on TNT Sports (@footballontnt) January 30, 2024
Pa hezitim fare, Guimaraesh shkëmbeu fanellat me pakot e çokolladave dhe kamera e kapi atë shumë të lumtur. Gjithsesi gjesti i bukur nga reprezentuesi brazilian është bërë viral në rrjetet sociale, por edhe ai është duartrokitur për gjestin e bërë.