Lupço Palevskit për një javë i skadon paraburgimi ekstradues në Turqi

Lupço Palevskit për një javë i skadon paraburgimi ekstradues në Turqi

Lupço Palevski-Pallços për një javë i skadon paraburgimi ekstradues në Turqi, por për rikthimin e tij në shtet duket se do të pritet akoma. Nga Ministria e Drejtësisë kanë njoftuar shkurt se presin vendimin e autoriteteve turke dhe një përgjigje të tillë mund ta kenë ditëve në vijim. Në rast se skadon paraburgimi ekstradues, vepra për të cilën dyshohet Pallço i jep autoriteteve turke të drejtën për paraburgim të përkohshëm. Pallço dhe tre persona të tjerë dyshohen për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit nga Velesi, Pançe Zhezhoski. Në paraburgim ndodhen 3 bashkëpunëtorët e tij si të dyshuar për ndihmë ndaj Pallços në kryerjen e veprave penale, grabitje dhe vrasje. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button