Disfatë për kampionin aktual, Minesota mbron vendin e parë

Kampionët e Denverit u mundën 105-100 në fushën e Oklahoma Sitit, skuadra surprizë e këtij sezoni në NBA. Mungesa e Donçiqit u ndje te Denver, ndërsa Shai realizoi 34 pikë për vendasit.

Humbet edhe skuadra e Millluokit, që u mund 119-116 nga Portlandi. Simons me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit. Fiton edhe Majami, që mundi 115-106 Sakramenton, ndeshje ku u dallua Batler, autor i 31 pikëve.

Minesota mbron vendin e parë në Konferencën e Perëndimit, duke mundur thellë 121-87 ndaj Dallasit. Ndeshje pa histori, ku u dallua Tauns, autor i 29 pikëve. Pa probleme fiton edhe ekipi i Feniksit, që falë 33 pikëve të Kevin Durant mundi 136-120 Bruklinin

NBA-Rezultatet

Sharlot – Çikago, 110-117

Klivlend – Detroit, 128-121

Uashington – LA Klipers, 109-125

Majami – Sakramento, 115-106

Hjuston – Nju Orlins, 99-110

Minesota – Dallasi, 121-87

Oklahoma Siti – Denver, 105-100

San Antonio – Orlando, 98-108

Bruklin – Feniks, 120-136

Portland – Milluoki, 119-116

LEXO EDHE:

Back to top button