Gjykata ruse i zgjat paraburgimin gazetares Kurmasheva

Gjykata ruse i zgjat paraburgimin gazetares Kurmasheva

Një gjykatë ruse zgjati paraburgimin e Alsu Kurmashevës, një gazetare ruso-amerikane e cila akuzohet për shkelje të ligjit për “agjentët e huaj”.

Paraburgimi i Kurmashevës u zgjat deri më 5 prill, shkruan Reuters.

Kurmasheva është një gazetare në Pragë për REL, e cila financohet nga Kongresi i SHBA dhe emërohet nga Rusia si agjent i huaj, që do të thotë se merr fonde të huaja për aktivitete që konsiderohen të jenë politike.

Kurmasheva kishte udhëtuar për në Rusi në maj për shkak të një emergjence familjare.

Ajo ishte ndaluar përkohësisht më 2 qershor në aeroportin e Kazanit, ku ishte duke pritur që të kthehej në Pragë. Aty autoritetet ia konfiskuan të dyja pasaportat. Prej atëherë, ajo nuk ka mundur të largohet nga Rusia.

LEXO EDHE:

Back to top button