Los Anxhelos Lejkers befason Bostonin, fiton Nju Jorku e Filadelfia

Ekipi I Los Anxhelos Lejkers fitoi 114-105 në fushën e Boston Selltiksit, duke befasuar me paraqitjen e tij edhe pse në fushë mungonin LeBron Xhejms dhe Entoni Dejvis. Të rinjtë shkëlqyen, ku u dallua Rivs me 32 pikë. Për Boston, që pavarësisht humbjes ruan kreun e renditjes në Lindje, u dallua Tatum me 23 pikë.

Fiton edhe ekipi i Nju Jorkut, që mundi 109-105 Indiana Pejsersin, në një ndeshje me rivalitet deri në fund. Brunson me 40 pikë ishte lojtari më i mirë në fushë për nju-jorkezët. Fitoren e 30-të sezonale korri skuadra e Filadelfia-s, që mposhti 127-124 Juta Xhazin jashtë fushe.

Ndeshje magjike për Tajrriz Maksej, që realizoi 51 pikë për Filadelfia-n. Befason ekipi I Klivlendit, që mundi 108-101 Memfisin. Mitçell realizoi 25 pikë për miqtë, lider në fushë, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e Xheksonit për Memfisin.

 

NBA-Rezultatet

Boston – Lejkers, 105-114

Nju Jorku – Indiana, 109-105

Memfis – Klivlend, 101-108

Juta Xhaz – Filadelfia, 124-127

LEXO EDHE:

Back to top button