Reagojnë bashkëpartiakët e Taravarit, pas qëndrimit të tij për bashkim me opozitën shqiptare

Reagojnë bashkëpartiakët e Taravarit, pas qëndrimit të tij për bashkim me opozitën shqiptare

Qëndrimi i Taravarit për t’u bashkuar me opozitën shqiptare, ka nxitur reagimin e bashkëpartiakëve të tij. Ish kreu i kësaj partie, aktualisht kryetar i Kuvendit të ASH-së Ziadin Sela thotë se nuk është i informuar për asnjë ofertë për koalicion me ndonjë parti tjetër politike. “Individi, në këtë rast kryetari i partisë nuk është organ vendimmarrës, ka të drejtë të propozojë në organ që ka të drejtë vendimmarrjeje, e kjo është Kryesia e Partisë, që për momentin e ka një vendim e ky është që Aleanca për Shqiptarët garon e vetme në zgjedhje. Organ tjetër vendimmarrës është Kuvendi i Partisë”, reagon Sela në facebook. Sipas Selës tendencat e kontrabandimit të partisë nëpërmjet një statusi në “facebook“ është shkelje e rëndë e Statutit të Partisë për të cilën Kryetari i Partisë duhet të mbajë llogari përpara organeve të partisë. Ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Krenar Lloga. Sipas tij Aleanca për Shqiptarët nuk ka shqyrtuar asnjë kërkesë në organet e saj partiake në lidhje me koalicionet parazgjedhore dhe se ka një vendim të kryesisë që ASH-ja të dalë e vetme. Në të njëjtën linjë ishte edhe reagimi i nënkryetarit të ASH-së. Elmi Aziri e cilëson si të çuditshëm komunikimin e kryetarit të partisë me organet partiake përmes rrjeteve sociale. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button