Milani merr shtytje prej zëvendësuesve, 10 gola vijnë nga pankina

Fitorja me përmbysje e Milanit në fushën e Frosinone na kujtoi, për sa i përket rezultatit përfundimtar dhe zhvillimit të ndeshjes, suksesin e “kuqezinjve” kundër Udinezes. Dy fitore me përmbysje rezultati, që shtuan 6 pikë me peshë specifike të madhe për renditjen e “kuqezinjve”.

Ajo që lidhet me ndikimin e zëvendësuesve në skuadrën e Stefano Piolit. Në dy ndeshjet e fundit jashtë, por jo vetëm, ku ishte përfshirë Milani, zëvendësimet e bëra nga Stefano Pioli rezultuan vendimtare, patën ndikim të madh në rezultatin përfundimtar të ndeshjeve.

Në Frosinone, në këtë rast, hyrja e Jovic rezultoi edhe një herë lëvizje jashtëzakonisht e suksesshme, me golin e serbit për tri pikët. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe në Udineze, kur Pioli kishte hedhur në fushë si ish-lojtarin e Fiorentinës, ashtu edhe Okafor për të përmbysur rezultatin e ndeshjes në stadiumin “Blue Energy”.

Në fakt, 10 gola janë shënuar nga lojtarët e Milanit, zëvendësuesit e aktivizuar gjatë ndeshjeve në kampionatin aktual të Serie A.

 

10 GOLAT NGA PANKINA

 

Jovic (Atalanta-Milan 3-2)

Jovic (Salernitana-Milan 2-2)

Jovic (Udinese-Milan 2-3)

Jovic (Frosinone-Milan 2-3)

Okafor (Milan-Lazio 2-0)

Okafor (Milan-Monza 3-0)

Okafor (Udinese-Milan 2-3)

Pulishiç (Genoa-Milan 0-1)

Simiç (Milan-Monza 3-0)

Traoré (Empoli-Milan 0-3)

LEXO EDHE:

Back to top button