Shqipëri, opozita protestë para Kuvendit

Shqipëri, opozita protestë para Kuvendit

Partia opozitare e Rithemelimit në Shqipëri, ka paralajmëruar protestë para Kuvendit. Moto e reagimit të opozitës do të jetë: kundërshtimi i masës së arrestit shtëpiak të Sali Berishës dhe dënimi i 19 deputetëve për të mos marrë pjesë në seancat e Kuvendit dhe në Komisione. Në mbledhjen parlamentare të opozitës, ditën e sotme, ende nuk është bërë publike se çfarë është diskutuar. Megjithatë, dy çështje kryesore për t’u diskutuar janë mënyra e bashkimit të demokratëve të Berishës dhe deputetit Bardhi, si dhe aksioni opozitar ku një pjesë e demokratëve kërkojnë kthim në normalitet, e pjesa tjetër radikalizëm. Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka, pas mbledhjes parlamentare të opozitës, në një deklaratë për media tha se do të ketë një përshkallëzim të protestave, dy beteja, një në parlament dhe një jashtë.

“Situata e agravuar në mënyrë të vazhdueshme në parlament. Edi Rama me lëvizjet që bën dhe me veprimet e tij në atë parlament, po kërkon ta nënshtrojë opozitën dhe ta shkel atë. Përjashtimi i vazhdueshëm i deputetëve dhe kryesisht përjashtimi i 19 deputetëve në seancën e fundit, tregon qasjen armiqësore që Edi Rama ka dhe vazhdon të ketë ndaj opozitës. Dhe për këtë ne kemi vendosur të thërrasim sot pasdite në orën 17, një protestë për parlamentin, parlamentarizmin, demokracinë, pluralizmin, për drejtësinë që është kthyer në padrejtësi dhe për Shqipërinë”, tha Flamur Noka, deputet i opozitës shqiptare. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button